Maqedoni
Reformat në drejtësi, Maksuti: Reforma të patjetërsushme në gjyqësorë
03.06.2017 15:18
Reformat në sisitemin gjyqsor dhe në prokurori janë të patjetërsueshme dhe për këtë duhet të ndodhin ndryshyme...

Reformat në sisitemin gjyqsor dhe në prokurori janë të patjetërsueshme dhe për këtë duhet të ndodhin ndryshyme të rrënjësishme vlerëson eksperti juridik Mersim Maksuti.
Ai më tej tha se gjyqësori dhe prokurori duhet të pësojnë ndryshime duke filluar nga rivlersimi i gjykatësve për punën e të cilëvë ka mjaft kritika nga opinini dhe ndërkombëtarët.
Panshmëria dhe pavarisa e gjyqësorit janë pikat kyçë prej ku duhet të fillojnë ndryshimet..
“Reformat pamëdyshje do të kanë të bëjnë me rivlersimin e gjykatësve dmth dhe kjo refromë duhet ti përfshi të gjithë gjykatësit në tërësi në të gjitha gjykatat e këti vendi ,reforma tjetër që duhet të ndodhë ka të bëjë më rritjen e imunitetit të gjykatësit që të jënë më të lirë më imun për të ushturar funksionin e tyre si gjykatës ,poashtu reformat do të kishin të bëjnë edhe me kohën e procedurave sa më shpejtë të përfundojnë procedurat para gjykatësve dhe jo ato ti zgjasin me vite të tëra ,gjithashtu reformat pamëdyshje duhet të jenë edhe në rritjen e kontrolli të cilësisë së vendimeve të cilat të cilat i marrin gjykatësit”, shprehet eksperti juridik Mersim Maksuti.
Maksuti vlerëson se për funksionim të drejtë të reformave të lartëpërmendura është e nevosjme mbikqyrje nga ekspertë ndërko mbtare dhe vendorë.
“Dhe të gjitha këto reforma do të ishin më të suksesëshmë sikur do ti menzxhonte dhe do ti mbikqyrte një trup i cili do të përbëheshtë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor dhe pa mëdyshje të gjitha këto reforma nuk mund të ndoshin pa u bë ndryshime në legjislacion ,duke ditur ne se ligji mbi gjykatat dhe prokurori kërkon 2/3 atëherë pa mëdyshje që me një presion përsëri ndërkombëtarë që edhe opozita të marrë pjesë në votim e pakos së këtyre ligjeve për reformat e patjetërsushme që duhet të ndoshin në Maqedoni”, shprehet eksperti juridik Mersim Maksuti.
Pas marrjes së postiti të Kryeministrit Zaev tha se se do të angazhohet për reformat e premtuara sidomos në institucionet gjyqësore si një nga reformat më serioze që do të realizohet në të ardhmen.
Ai gjithashtu paralajmëroi se Qeveria do të jep propozim për emërimin e Kryeprokurorit të ri.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
