Maqedoni

UT, 1000 absolvent përfunduan studimet

03.06.2017 15:49

Rreth 1000 student të UT-së sot me një ceremoni rasti të organizuar nga universiteti edhe zyrtarisht përfunduan studimet...

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili përkujtoi sakrificën e madhe të shqiptarëve për themelimin dhe zhvillimin e këtij universtiteti.
 
“Jeni një nga gjenerata që do të bartni mbi supe të gjithë aktivitetin shoqëror , politik ekonomik të vendit dhe të popullit ton . Këtu sot jemi mbledhur para simbolit të sakrificës së popullit shqiptar ndër vite ndër gjenerata për të mundur të rumbullaksojmë nevojën e kah motshme për arsimin në gjuhën e vet amtare. Është simbol nga fakti që jo vetëm që është ngrit nga betoni por themelet I ka mbi gjakun e gjithë atyre që than për popullin për kombin ton. Dikur sic tha edhe prorektori u shpall ”Foshnje e vdekur e sap o lindur“ mirëpo sot UT-ës është ngritur në një familje të madhe e cila më këtë numër dhe gjenerata vetëm se po shtohet”, shprehet kryetari i kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
 
Absolventët  e vitit akademik 2016-1017 , nga sot do jenë persona të cilët do të kenë një të ardhme të ndritshme dhe përplot sfida në jetë theksoi rektori i këtij universiteti Vullnet Ahmeti.
 
“Universitet janë promotorët kryesor të shoqërisë , ata ndikojnë si në zhvillimin e arsimit rrafshin ekonomik ashtu edhe në atë shpirtëror , e vetëdijesoni popullatën për rendësin e shkollimit e orientojnë atë në rrugën e kombit dhe të Zotit .  UT-ës që në ditët e para të themelimit synim parësor të vetëm ka pasur, vetëdijesimin, arsimimin, emancipimin dhe progresin shoqëror, megjithatë kjo rrugë nuk ka qenë as pakë e lehtë as atëherë e as sot , madje ku kërkoje përkushtimi shoqëror, plotësimi I amanetit të kësaj popull, gjakut të derdhur, sakrificës kolektive as një ditë nuk është e lehtë , sepse mbi kurrizin ton rëndon pasha historike e së kaluarës angazhimi permanent I së tashmes dhe përvijimi I së ardhmes”, u shpreh Vullnet Ameti Rektori I UT-ës.
 
Ceremonia e promovimit të absolventëve të UT-së, përfundoi me hedhjen e kapelave nga ana e absolventëve dhe me një program artistik të përgatitur nga studentët.
 
VISAR SADIKI