Maqedoni

Ramadani për qeverinë e re: E presin shum detyra, duhet të jetë dinamike; Arsovski: Mundësi për t`i avancuar raportet ndëretnike

03.06.2017 16:10

Qeverinë e re e pret shum punë, ajo duhet të jetë dinamike dhe me kapacitet të plotë tu qaset reformave...

Qeverinë e re e pret shum punë, ajo duhet të jetë dinamike dhe me kapacitet të plotë tu qaset reformave vlerson analisti politik Ismet Ramadani.
 
Për ti arritur të gjitha këto qeveria e re ka një avantazhë më shumë në raport me qeverinë e kaluar sepse reflekton ndikim në gjithë vendin përfshirë edhe shqiptarët të cilët gjithashtu presin kthimin e besimit në institucione thotë Ramadani. 
 
“Kjo qeveri ka shumë detyra, duhet të jetë shumë dinamike duhet të krijojë kapacitet politik dhe kapacitet intelektual  dhe ekspertësh të cilët do tu qasen reformave. Për dallim nga kryeministri i mëparshëm Gruevski,  Zoran Zaev ka në afinitet inkluziviteti dhe kjo qeveri do të jetë qeveri e cila o të shtrihet me ndikimin e vet në gjithë maqedoninë pra nuk do të ketë ndarje zonazh. Në qoftë se institucionet kanë qasje pozitive ndaj qytetarëve shqiptarë, atëherë është shumë e pritshme që edhe shqiptarët të kthejnë besimin në institucione, d.m.th kthehet drejtësia , fillon barazia, nuk ka diskriminim nuk ka represion të gjitha këto qytetarin në përgjithësi por sidomos shqiptarët i bëjnë më inkluziv në krejt atë që do të thotë ecje përpara të shtetit dhe ajo që është shum me rëndësi përkrahja e ndërkombëtarëve”, shprehet analisti politik Ismet Ramadani. 
 
Për analistin Petar Arsovski qeveria e re fillon me një shpresë të shtuar për sa u përket raporteve ndëretnike, nëse do të arrijnë ta artikulojnë këtë mundësi do të varet nga vetë ata.
 
Ndikim të madh në këtë drejtim do të ketë edhe zbatimi i deklarates  së nënshkruar midis subjekteve shqiptare thotë ai.
 
“Kjo qeveri fillon me një shpresë më të mirë për sa u përket marrdhënieve ndëretnike se sa qeveria e kaluar sepse qeveria e kaluar përfunoi me një tension të lartë ndëretnik kështu që ata kanë shancë që t’i përmirsojnë raportet gjatë mandatit të tyre por a do ta shfrytëzojnë këtë mundësi do të varet nga kohezioni në koalicion  por edhe nga raportet e qeverisë me lëvizjen “Besa” për të cilën akoma nuk e dijmë se si do të reagojë me qeverinë dhe si do të kalojnë në zgjedhjet lokale dhe a do të funkcionojë kuptohet edhe platforma e “Tiranës” do të ketë ndikim të madh në këto raporte dhe përmbushja e saj në tërësi apo pjesrisht”, shprehet analisti politik Petar Arsovski.
 
Qeverisë së re nuk do t’i mungojë mbështetja e faktorit ndërkombëtarë konsiderojnë alaistët Ramadani dhe Arsovski.
 
Fillimisht vendi do të kthehet në rrugën euroatlantike dhe më pas të hapërojë në këtë drejtin nënvizojnë analistët.
 
NAIM RAMADANI