Dimitrov, Greqia e interesuar për Maqedoni evropjane
Ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, e ka pranuar ftesën e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotxias...

Ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, e ka pranuar ftesën e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotxias dhe së shpejti do ta vizitojë Athinën.
Kotxias i është lajmëruar Dimitrovit për t’i uruar postin dhe e ka ftuar që të jetë mysafiri tij. Ndërkohë Dimitrov është i bindur se Greqia ka interes për Maqedoni evropiane.
“Puna e diplomacisë është që të ndërtojë ura, të krijojë miqësi dhe të hap dyer dhe perspektiva. Meqë sfida jonë më e madhe në integrimin euro-atlantik është marrëdhënia me Athinën, fillimisht dua që në Greqi të përfaqësojë një fytyrë të re të Maqedonisë. Jam i bindur se kemi interesa të përbashkëta dhe se edhe Greqia ka interes për Republikë të Maqedonisë evropiane”, ka deklaruar Dimitrov.
