MPB, operacion antidrogë 4 të arrestuar
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, ka parandaluar dy raste të tregtisë së palejuar me marihuanë...

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, ka parandaluar dy raste të tregtisë së palejuar me marihuanë, ku nga liria janë privuar katër persona nga Maqedonia dhe dy shtetas të Shqipërisë.
Siç njoftoi MPB, aksionet janë realizuar nga ana e Departamentit për shkatërrimin e krimit të organizuar– Njësia për tregti të palejuar pranë MPB-së në bashkëpunim me shërbimet kompetente për luftë kundër drogës në Shqipëri dhe Greqi, ndërsa në koordinim me SELEK Qendrën e Bukureshtit, në Rumani.
Me këtë rast SPB Ohër ka privuar nga liria K.H (48) nga Struga dhe S.A (34) nga Shkupi, të identifikuar si anëtarë të grupit ndërkombëtar kriminal.
Kundër tyre, ashtu si edhe kundër dy shtetasve shqiptar S.A.D (43) dhe A.Q (44) është parashtruar kallëzim penal për veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë”.
Në bazë të hetimit të zbatuar është vërtetuar se dy shtetasit e MAqedonisë në shkurt të këtij viti organizuan furnizimin e 38.955 kilogramë marihuanë nga persona të panjohur nga Shqipëria, ndërsa së bashku me dy shtetasit e Shqipërisë, organizuan që ajo të bartet nga Shqipëria në Maqedoni nëpërmjet Liqenit të Ohrit.
