Tërhiqet nga shitja qumështi i foshnjave Novalac 1, 400 gr
Si masë parandaluese tërhiqet nga tregu formula e qumështit Novalac 1, 400 gr, me afat përdorimi deri në 24.09.2019...

Si masë parandaluese tërhiqet nga tregu formula e qumështit Novalac 1, 400 gr, me afat përdorimi deri në 24.09.2019, i prodhuesit UP Medi-Europa SA, me prejardhje nga Franca.
Siç njoftoi kompania Medis SH.P.K., përfaqësia Shkup, shpërndarëse e produkteve Nocvalas Medis, arsye është prania eventuale e përbërjes jo përkatëse të ester të acideve yndyrore (3-MCPD, glicidil ester), i verifikuar me analiza. Për tu shmangur çfarëdo lloj pasojash të mundshme negative ndaj shëndetit nga kompania këshillojnë që blerësit të mos e përdorin Novalas 1. 400 gr, seria 9903524, me afat përdorimi deri në 24.09.2019. Blerësit mund t’i kthejnë produktet e kësaj serie prodhimi në farmaci aty ku edhe do t’u kthehen mjetet financiare si kompenzim.
