Botë
Fillon takimi i liderëve të rajonit në Bërdo, diskutohet stabiliteti dhe pajtimin në rajonin e EJL-së
03.06.2017 18:26
Në Bërdo të Sllovenisë, ka nisur samiti i liderëve nga procesi Bërdo-Brioni...

Liderët e vendeve të rajonit janë mbledhur në konferencën Bërdo Brioni proces për të biseduar për përforcimin e besimit, përkushtimin, stabilitetin dhe pajtimin në rajonin e Evropës Juglindore.
Nikoqirët dhe iniciatorët e këtij procesi, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, dhe presidentja kroate, Kolinda Grabar – Kitaroviç, paralajmëruan se për shkak të situatës momentale në Evropë dhe botë, forcimi i dialogut politik, krijimi i besimit dhe gjetja e zgjidhjes për të gjitha çështjet e hapura bilaterale dhe rajonale është prioritet.
Në konferencë merr pjesë edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov I cili do të mbajë fjalim në sesionin e takimit, ndërsa janë realizuar edhe takime bilaterale.
Në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme që gjithashtu mbahet sot në Bërdo të Kranjës do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Mysafir nderi në këtë konferencë të sivjetmë është presidenti i Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier. Në konferencë, krahas Pahorit, Kitaroviçit dhe Steinmeierit, marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiç; ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç si dhe anëtari i Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç.
Konferenca Bërdo Brioni si proces është iniciuar para pesë vitesh, ndërsa paraprakisht në të, si mysafir nderi morën pjesë ish-presidenti i Francës Francois Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel, ish nënpresidenti amerikan Joe Biden dhe të tjerë.
SHPËTIM NUREDINI
