Mattis, armatimi atomik korean rrezik për SHBA-të
Përpjekjet e përshpejtuara të Koresë Veriore për sigurimin e raketave me armatim atomik...

Përpjekjet e përshpejtuara të Koresë Veriore për sigurimin e raketave me armatim atomik, janë kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera dhe se ato paraqesin “rrezik të qartë”, ka deklaruar sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis.
Duke folur sot në një konferencë për sigurinë ndërkombëtare në Singapor, Mattis vlerësoi se Koreja Veeriore është “kërcënimk urgjent ushtarak”.
“Ne po punojmë në mënyrë diplomatike dhe ekonomike, ne po provojmë t’i përdorim të gjitha alternativat e mundshme për ta shmangur këtë garë për armatim atomik, që paraqet shkelje të kufizimeve të Kombeve të Bashkuara për aktivitetet atomike të Koresë Veriore”, tha Mattis.
“Ne dëshirojmë që këtë ta ndalim dhe e konsiderojmë atë çështje urgjente”, tha ai.
Megjithatë, zyrtari i lartë amerikan, Mattis, tha se administrata e presidentit, Donald Trump, është e inkurajuar nga përkushtimi i ripërtrirë i Kinës për të punuar me Amerikën dhe të tjerët, që Koreja Veriore të mos ketë armatim atomik.
