Botë

OKB, sanksione të reja ndaj Koresë Veriore

03.06.2017 19:08

Këshilli i Sigurisë të Kombeve të Bashkuara mbrëmë unanimisht miratoi rezolutë për zgjerimin e sanksioneve...

Këshilli i Sigurisë të Kombeve të Bashkuara  mbrëmë unanimisht miratoi rezolutë për zgjerimin e sanksioneve kundrejt Koresë Veriore.

Sanksionet do të  vendosen kundër 14 përfaqësuesve koreanoveriorë dhe katër kompanive,  të cilëve u është ndaluar të udhëtojnë dhe u janë bllokuar llogaritë.

Me emrat e rinj “lista e zezë” ka 39 individë dhe 42 kompani nga Korea komuniste.