Botë
Të paktën tre persona humbën jetën në stuhinë tropikale Beatris në Meksikë
03.06.2017 20:07
Një grua dhe dy fëmijë humbën jetën në stuhinë tropikale Beatris që e goditi pjesën jugore të Meksikës...

Një grua dhe dy fëmijë humbën jetën në stuhinë tropikale Beatris që e goditi pjesën jugore të Meksikës, ndërsa ende vazhdon kërkimi ndaj një personi.
Stuhia Beatris në shtetin meksikan Oahaka solli shira të rrëmbyeshëm dhe erë me shpejtësi prej 70 kilometrash në orë.
Autoritetet lokale njoftuan se një djalosh (10), një vajzë(14) dhe edhe një vajzë(25) humbën jetën pasi që shtëpia e tyre u rrëzua mbi ata. Po kërkohet edhe një person i cili u paraqit si i zhdukur.
Për shkak të stuhisë është anuluar mësimi në 13.000 shkolla në shtetin meksikan Oahaka./mia
