Maqedoni

VMRO-DPMNE, LSDM-së i interesojnë vetëm masat populiste

04.06.2017 13:07

VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe sot ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën vlerëson se LSDM-së...

VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe sot ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën vlerëson se LSDM-së i interesojnë vetëm masat populiste dhe jo projektet të cilat japin rezultate afatgjate.

“Kjo qeveri nuk është reformuese por anti-reformuese. Qeveria anti-reformuese e LSD-së në vend që të fillojë me rritjen e pagave, pensioneve dhe rritjen e ekonomisë, mandatin e filloi me projekte shfuqizuese dhe paralajmërime për bllokime tjera. Këto masa nuk përputhen me jetën më të mirë të cilën ato e premtonin. Sipas VMRO-së përderisa populli pret premtimet për rritjen e pagave dhe pensionve LSDM po defokuson ato me gënjeshtra të zeza dhe propagandë destruktive kundër VMRO-së", thuhet ne kumtesen.