Botë

Torino, 1527 të lënduar nga paniku i fishekzjarreve

04.06.2017 13:33

Një person ka humbur jetën dhe mbi 1527 pësuan plagë të lehta, kur disa shpërthime në sheshin San Carlo, në Torino...

Një person ka humbug jetën dhe mbi 1527 pësuan plagë të lehta, kur disa shpërthime në sheshin San Carlo, në Torino, shkaktuan panikë te mijëra tifozë që ishin duke ndjekur përmes ekranit gjigant, finalen e Champions League mes Juventusit dhe Realit të Madridit, që u luajt mbrëm në Kardif të Uellsit dhe që përfundoi me rezultatin 1-4 në favor të ekipit të Kristiano Ronaldos.

Si pasojë e shpërthimeve të gjithë të pranishmit kanë tentuar të largohen nga sheshi me çrast një mijë persona kanë marrë lëndime, ndër të cilët 10 janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një prej tyre nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Disa prej të plagosurve u dëmtuan në momentin kur barrierat për të drejtuar hyrje-daljen në shesh u rrëzuan dhe pengonin njerëzit në arratinë e tyre.

“Njerëzit bërtisnin, shtynin dhe nisën të largoheshin të alarmuar”, janë shprehur dëshmitarë të cilët shtuan se po mendonin mos ishte një sulm terrorist. Mediat italiane raportojnë se paniku është krijuar nga 2 shpërthime fishekzjarrësh, 10 minuta nga fundi i takimit.

Shembja e një nga barrierave të parkimit nëntokësor, tifozëve të Juventusit u ka sjellur në kujtesë shembjen e murit në 1985 në stadiumin e Heysel, gjatë ndeshjes me Livepoolin.