Maqedoni

Varfëria e thellë në familjen Serana përkeqëson gjendjen shëndetësore të fëmijëve-071/509-811

04.06.2017 14:03

Ardijani lind shëndosh e mire, 4 kg e 300 gram, por pas 4 muajsh gjendja e tij ndryshon për 100 shkallë...

Prindërit nuk e din shkakun, thonë ka gjasa nga temperatura . Ardijanit i humbet oreksi dhe detyrohet me vite të duroj dhimbjet në tërë trupin.
 
“Pas 4 muajsh u bë kështu, u tha as nuk ha as nuk pinte, nuk e dim pse është bërë prej temperature apo prej syrit”, shprehet Sahide Serana.
 
Për shkak të varfërisë të thellë që e përjetojnë me vite familja Serana nga fshati Tanushë, asnjëherë deri më sot nuk e kanë dërguar në spital djalin e tyre dhe nuk e din se prej se vuan Ardijani.
 
Mbase jemi fajtor pak ne prindërit thonë por prap justifikohen se gjendja ekonomike e bën të vetën. 
 
“Nuk e kam dërguar në spital më kërkuan 5000 euro por thash më mirë le të vdes se skisha ku ti gjej,  djali kupton por nuk flet, nuk ec, më dhimbet mjaft por kur nuk kam cfarë të bëj, me cfarë ta dërgoj, jam fajtor por pa parë ku të shkoj, nuk marim asgjë , as 1 euro, nuk marë, më dhem shpirti për djalin, nuk është mire”, shprehet Sahide Serana.
 
Përvec Ardijanit familja Serana e kanë edhe vajzën të sëmurë, ajo sheh shumë pak me njërin sy dhe me tjetrin aspak. 
 
“Pak sheh, me njërin shumë pak sheh, asnjëherë nuk e kam pasur në mjek, pa pare ku ta dergoj”, shprehet Sahide Serana.
 
Duke mos gjetur rrugëdalje janë mësuar edhe me sëmundjen edhe me kushtet e rrënda.
 
Nëna thotë se tashmë I kanë cuar duart lartë dhe I kalojnë ditët pa shpresë.
 
Le ti zbusim zemrat, le të solidarizohemi me të tjerët, le tu ndajmë nga ushqimi ynë, ska gëzim më të madh se të ndash gjërat me ata që nuk kanë.
 
Gëzimi është i ndërsjelltë dhe i paimagjinueshëm. 
 
RINA TURKESHI-SAHITI