Maqedoni
Popovski, qeveria e re e vendosur për Maqedoninë evropjane
04.06.2017 14:49
Qeveria e re reformatore e Maqedonisë është seriozisht e përgatitur dhe fuqimisht e vendosur që vendi të bëhet pjesë e integrimeve euroatlantike...

Qeveria e re reformatore e Maqedonisë është seriozisht e përgatitur dhe fuqimisht e vendosur që vendi të bëhet pjesë e integrimeve euroatlantike, ndërsa kjo është mundësi jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov në takimin me liderët e Procesit "Bërdo-Brioni".
Dimitrov theksoi se përforcimi i institucioneve, qeverisja e të drejtës, promovimi i dialogut kulturor dhe kompromisi janë argumentet tona për integrim të shpejtë euroatlantik.
“Qeveria e re reformatore e Maqedonisë është seriozisht e përgaditur dhe fuqishëm e vendosur, nga Maqedonia të krijojë Maqedoni evropjane”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov.
Qëllimi ynë është që të ndërtojmë një demokraci moderne dhe evropiane, ndërsa BE-ja në mënyrë adekuate të valorizojë reformat në këtë rrugë, tha DImitrov.
"Anëtarësimi në BE dhe në NATO është prioriteti ynë kryesor strategjik", thekson shefi i diplomacisë.
Pas formimit të qeverisë së re janë shtuar pritshmëritë si brenda ashtu edhe jashtë vendit për përshpejtimin e proceseve integruese.
Në këtë kontekst u pa edhe thirrja e Zëvendës ndihës sekretarit amerikan të shtetit Hoyt Yee, që qeveria e re të angazhohet për mbylljen e çështjeve dypalëshe me vendet e rajonit, duke përfshirë edhe zgjidhjen e kontestit me emrin me Greqinë.
Ndërsa shpresdhënës ishte edhe pranimi I ftesës së shefit të diplomacisë greke Nikos Kotxias nga ana e Dimitrov për të vizituar Athinën.
Në frymën e përshpejtimit të integrimeve ishte edhe qëndrimi I Presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në fund të takimit në Brioni, ku ka kërkuar që Evropa të mbetet e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor, megjithë problmet e shumta që e prekin këtë rajon.
“Ajo që ndodhë në këtë rajon dhe po ashtu ajo që nuk ndodhë, do të na shqetësojë ne dhe do të ketë ndikim në ne”, tha presidenti gjerman.
Poashtu në deklaratën e përbashkët pas takimit në Brioni, është kërkuar integrim i mëtejshëm në BE, forcim i dialogut dhe përmbajtje nga “retorika nacionaliste dhe provokuese”.
GYLTENE SINANI
