Botë

Rusi, arrestohet i dyshuari për vrasjen e 8 personave

04.06.2017 15:13

Autoritetet e Rusisë kanë arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e tetë personave gjatë një mospajtimi në gjendje të dehur...

Autoritetet e Rusisë kanë arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e tetë personave gjatë një mospajtimi në gjendje të dehur, në një fshat afër Moskës.

Hetuesit thanë sot se sulmuesi i dyshuar i kishte vrarë tetë meshkuj dhe femra, pasi një gosti me pije alkoolike u shndërrua në dhunë, mbrëmë gjatë natës, në një shtëpi pushimi në Redkino, 110 kilometraa në veriperëndim të Moskës.

“Gjatë një ndeje ka pasur mospajtime të brendshme ndërmjet mysafirëve, pas të cilave i dyshuari ishte larguar dhe ishte kthyer me pushkë të gjuetisë”, thuhet në kumtesën e Komitetit Hetues të Rusisë.