Botë

Shqipëri, hiqen vizat për Rusët deri më 15 nëntorë

04.06.2017 15:49

Në prag të çeljes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh...

Në prag të çeljes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit rus, për periudhën 31 maj-15 nëntor.

Ky vendim është marrë pas propozimit të Ministritë të Punëve të Jashtme dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit.

Sipas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë pa vizë. Heqja e vizave për këto shtete bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj për sezonin veror.