PSP, skadoi afati për padi për lëndët e PP-së
Skadoi sot afati i parë i Prokurorisë Speciale nga 18 mujori për të ngritur padi penale për lëndët që i ka marrë nga Prokuroria e përgjithshme...

Skadoi sot afati i parë i Prokurorisë Speciale nga 18 mujori për të ngritur padi penale për lëndët që i ka marrë nga Prokuroria e përgjithshme më 4 dhjetor të vitti 2015.
Lidhur me bisedat e përgjuara që LSDM i ka dorëzuar në PSP, afati për ngritjen e padive është 30 qershori.
Rasti i montuar për kryetarin e komunës Qendër Andrej Zhernovski dhe rasti ‘Transport’ kundër kryetarit të komunës së Manastirit Vladimir Taleski janë dy lëndë të marra nga prokuroria e përgjithshme për të cilat prokuroria speciale ka ngritur aktpadi.
Kryeprokurorja speciale Katica Janeva në disa raste ka apeluar që të vazhdohet mandati sepse për disa hetime është e nevojshme më shumë kohë për grumbullimin e dëshmive. Krahas asaj nga PSP theksojnë se puna e tyre është përballur me obstruksione të ndryshme.
Për vazhdimin e mandatit të PSP janë të nevojshme 2/3 e votave por VMRO-DPMNE ka bërë të ditur se nuk do të përkrah një propozim të tillë, ndërsa kualicioni qeveritarë numron vetëm 62 deputet.
