MAQEDONI

Neziri: Në procesin arsimor të përgatitemi për sfidat globale

30.05.2014 18:17

Arsimimi global duhet t’u mundësojë nxënësve të përfitojnë aftësi dhe njohuri të nevojshme dhe të mund të ballafaqohen me trendet globale...

Arsimimi global duhet t’u mundësojë nxënësve të përfitojnë aftësi dhe njohuri të nevojshme dhe të mund të ballafaqohen me trendet globale. Arsimimi dhe edukimi janë komponent i rëndësishme në një shoqëri, pa të cilat nuk mund të ketë avancim shoqëror dhe kyçje në proceset globale.
 
“Rritja e standardit të arsimimit nuk është vetëm detyrë e shkollës, por edhe e shoqërisë, prandaj krahas masave për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të mësipërme, zhvillimi dhe konsolidimi i sistemit arsimor edhe pjesëmarrjen e komunitetit në financimin dhe administrimin e shkollave, rritjen e mundësive për shkollim të të gjitha grupeve pa marrë parasysh origjinën, gjendjen ekonomike, gjininë, moshën, përkatësinë etnike”, deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri.
 
“Qytetarët nuk duhet vetëm të profesionalizohen për lëmi të cilat do t’u shërbejnë në procesin e punës, por të përgatiten për sfidat të cilat na presin në familjen evropiane dhe globale”, theksoi analisti, Albert Musliu.
 
Arsimimi global kontribuon në përforcimin e vetëdijes në bashkësi, ku të drejtat individuale dhe kolektive respektohen nga të gjithë, u tha në seminarin e organizuar nga Qendra e Këshillit të Evropës dhe Asociacioni për Iniciativa Demokratike në Gostivar.
 
FLUTURA LATIFI