Botë

Haley, mbron Trump për tërheqjen nga pakti i klimës

04.06.2017 17:02

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley mbron vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për tërheqja nga pakti i klimës...

Presidenti Trump beson se klima po ndryshon, e po ashtu beson se ndotësit janë pjesë e ekuacionit.

Ai e di që Shtetet e Bashkuara duhet të jenë përgjegjëse për këtë dhe kjo është ajo çfarë do të bëjë, ka deklaruar ambasadorja  Haley.

“Vetëm për faktin që Shtetet e Bashkuara janë jashtë klubit, nuk mund të thuash se ne nuk kujdesemi për ambientin”, tha Haley për CNN, duke shtuar se kushtet e marrëveshjes së Parisit ishin shumë të rënda.

“Presidenti është absolutisht i predispozuar të garantojë, që ne të kemi ajër dhe ujë të pastër. Ai do të bëjë gjithçka mundet për të ruajtur lidershipin amerikan në botë, kur bëhet fjalë për ambientin”, tha ambasadorja Haley.