Maqedoni

Sulmi terorist në Londër, MPJ: Nuk ka shtetas të Maqedonisë të lënduar

04.06.2017 18:03

Nuk ka qytetarë të Maqedonisë të lënduar në sulmin e mbrëmshëm në Londër njëfton ministria e jashtme e Maqedonisë...

Duke dënuar sulmin në Londër MPJ informon se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Maqedonisë në Londër.

Ndërkohë Kryeminsitri Zoran Zaev i dërgoi telegram ngushëllimi kryeministries britanike Tereza Mej dhe qytetarëve britanik.

“E dënojmë shumë ashpër këtë sulm shokues qyqar ndaj banorëve të pafajshëm të Londrës, në Urën e Londrës dhe në restorantet përreth, ndër të cilët ka edhe vizitorë të Londrës” thekson Zaev në telegram.

Sulmin e ka dënuar edhe presidenti Gjorge Ivanov, si dhe autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës.