Botë
Mali i Zi sot zyrtarisht në NATO
05.06.2017 12:19
Mali i Zi nga sot edhe zyrtarisht do të bëhet shteti i 29-të anëtar i NATO-s...

Ceremonia e pranimit zhvillohet në Uashington dhe pas anëtarësimit të Malit të Zi, i gjithë rajoni i Detit Adriatik do të jetë nën “ombrellën” e Aleancës Veri-Atlantike.
Në ceremoni do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
