MAQEDONI

Trajnim për qasje të lirë deri te informatat

30.05.2014 18:25

Komisioni për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik, në Kumanovë...

Komisioni për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik, në Kumanovë organizoi një punëtori për punëtorë të Administratës dhe për qytetarë të tjerë, me ç’rast, të njëjtit u informuan për mënyrën dhe rregullat se si mund të arrijnë deri te informacionet e kërkuara nga institucionet shtetërore. 
 
Blerim Iseni dha edhe sqarime ligjore për të drejtat e qytetarëve për qasje deri te informatat e kërkuara.
 
Ndryshe, punëtori të këtilla Komisioni për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik do të organizojë në të gjithë vendin. 
 
NEXHAT AQIFI