Maqedoni
Rasti “Treqind”, Penalja refuzon ngrirjen e pronës së të dyshuarit
05.06.2017 15:03
Gjykata Penale ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për ndalesë të tjetërsimit dhe ngarkimin e pronës...

Gjykata Penale ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për ndalesë të tjetërsimit dhe ngarkimin e pronës në pronësi të ndihmësministrit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB, të dyshuar në lëndën “Treqind”.
Nga PPS pohojnë se sot e kanë marrë vendimin e gjykatëses, Elena Josifoviq, dhe paralajmëruan se do të ankohen për të njëjtën. PPS kërkoi ngrirje të pronës për të dyshuarin, pasi paraprakisht MPB, si pala e dëmtuar, paraqiti kërkesë pronësie.
Sipas PPS-së, ka dyshime të bazuara se i dyshuari në periudhën 2008-2012, duke përdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare, gjatë procedurës për furnizime publike ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 453.570 euro gjatë blerjes së 300 automjeteve për nevojat e policisë. PPS e akuzon ndihmësministrin në MPB se ka lidhur kontrata me gjashtë kompani me çmim më të volitshëm, edhe pse nuk e kanë plotësuar kushtin e tenderit.
