Maqedoni

Gardhi rrethues i qeverisë, Zaev: nga betoni, do të bëjmë stola për qytetarët

05.06.2017 15:16

Edhe pse dyert e qeverisë më në fund u hapen për qytetarët, ende nuk ka filluar heqja e gardhit rrethues të saj, që u vendos në shtator të vitit 2015...

Gardhi është një nga pikat që diskutohet në mbledhjen e parë qeveritare. Zaevi tha se së pari duhet të rishikohet Ligji për furnizime publike.

Sipas tij, njëherë pritet mendimi i arkitektëve dhe inxhinierëve, por ideja është që nga shtyllat prej betoni të bëhen stola për qytetarët. “Qëllimi ynë është që qeveria te jetë e hapur për të gjithë”,- tha kryeministri Zaev.