Maqedoni

Qeveria hapi dyert, mysafir i parë euroambasadori Zhbogar

05.06.2017 15:34

I ftuari i parë në ndërtesën qeveritare i kryeministrit, Zoran Zaev, ishte ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar...

Në takimin me kryeministrin Zaev janë diskutuar prioritetet e ekzekutivit të ri, me theks të veçantë në reformat që e presin vendin në rrugën e tij euroatlantike.

“Është koha për të filluar puna e vërtetë, puna me reforma. I ofrova kryeministrit mbështetjen, udhëzimet dhe asistencën tonë për Qeverinë në lidhje me reformat, por vendimet duhet të merren nga Qeveria”,- deklaroi Zhogar, duke potencuar rëndësinë e përfshirjes së të gjitha partive politike dhe qytetarëve për reformat drejt integrimit europian. Zaev u zotua për punë, institucione stabile dhe reforma të duhura gjyqësore.