Botë
Sulm me armë në Orlando, 5 persona vriten
05.06.2017 18:00
Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një burrë hapi zjarr në një kompani private herët në mëngjes, ndërsa është neutralizuar nga policia.
Kjo ngjarje vjen një javë përpara përvjetorit të parë të sulmit në klubin e natës në këtë qytet, ku humbën jetën 49 persona.
Pritet që policia të dalë në një deklaratë për shtyp së shpejti në lidhje me situatën, ku pritet të jepen dhe detaje.
