Maqedoni

MASh paralajmëron reforma rrënjësore në të gjitha nivelet

05.06.2017 18:39

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskovska, paralajmëroi se do të ulen orët e mësimit dhe numri i lëndëve nëpër shkollat fillore...

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskovska, paralajmëroi se do të ulen orët e mësimit dhe numri i lëndëve nëpër shkollat fillore, me qëllim që mos të ngarkohen nxënësit më shumë se ç’duhet.
 
Arsimi cilësor është kusht për krijimin e shoqërisë së lirë, andaj Ministra e Arsimit theksoi se me rëndësi janë që të zbatohen reformat rrënjësore në sistemin arsimor në të gjitha nivelet, duke filluar nga ai fillor.
 
“Në arsimin fillor duhet që të bëhet ulje e numrit të lëndëve, programi i tanishëm mësimor është ngarkesë e tepërt për nxënësit dhe nuk është në interes të tyre. Paralelisht më uljen e numrit të lëndëve do të bëhet edhe ulja e numrit të nxënësve nëpër paralele me qëllim që të mos bëhet tepricë e arsimtarëve, por në të njëjtën kohë edhe më lehtë të realizohet aktiviteti arsimor nëpër shkolla. Gjithashtu planifikojmë që të ulet edhe numri i orëve që i kanë arsimtarët me stazh më të gjatë, me qëllim që ato të mund të bëhen mentorë të arsimtarëve më të rinj”,- deklaroi ministrja e Arsimit, Renata Deskovska.
 
Deskoska gjithashtu paralajmëroi revizion pedagogjik, lirim të mësimdhënësve nga obligimet administrative, ndihmë nxënësve të talentuar, ligj të ri për arsimin e lartë si dhe themelimin e Fondit Shtetëror për Hulumtim dhe Zhvillim ku do të investohet 1% -1.5% të BPV-së.
 
ERSAN PAJAZITI