Maqedoni

Tetovë, vërshime në fshatin Poroj

05.06.2017 19:23

Shiu i rrëmbyeshëm që kaploi sot rajonin e Tetovës, ka shkaktuar sërish vërshime në fshatin Puroj të Tetovës...

Dalja e lumit nga shtrati  fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme të shtëpiave përveç dëmeve infrastrukturore. Më të dëmtuar nga këto vërshime janë bujqit të cilëve u janë shkatërruar të mbjellat bujqësore.
 
Ne vendnin e ngjarjes ishte edhe kryetaraj e komunës së Tetovës, e cil theksoi se  komuna do të marrë të gjitha masat për pastrimin e rrugës , menjëherë pas rënies së nivelit të lumit. 
 
“E gjithë Zona jonë malore është me rreziqe , janë disa pika potencilae dhe njëra ndër to është edhe lumi në Poroj. Siç e dini edhe në vërshimet e kalume është punuar shumë , por kur ka reshje intensive këto gjëra ndodhin.  Sipas asj që më informojn bashkpuntorët e mij nuk ka dëme matrile në shtëpitë e banorëve, ndërkohë që me qetsimin pak të motit maqineria është në rrugë, do e pastrojnë dhe rruga do të jetë e kalueshme. Sipas të gjtha informatave që kemi krjet pikave që ne i ndjekim d.m.th. e ndjekim disa pika në malësi e ndjekim këtë pikë në vende tjera nuk ka lëvizje të këtij intensiteti . Sot ky intensitet ka zën vetëm këtu”, u shpreh kryetaraj e komunës së Tetovës, Teuta Arifi. 
 
Ndërkohë banorët shprehen se nuk kan dëme nëpër shtëpit e tyre , i vetmi dëm sipas tyre janë shkatërrimi i urave që lidhin fshatin me Tetovën. Ata kërkojnë nga instutcionet të investojn në këtë pjese sepse sikur edhe një pikë shiu të bjen ky lumë vërshon .
 
“Ne nuk kemi dëme matriale por ura që ka qenë , prej druri i ka shkatëruar gjitha edhe fushën përpara që ka marë ka bërë dëmë , Ne kërkojm me rregulluar këtë nuk është hera e parë kjo është gjithmon kështu kur bije breshër në bjeshkë me dije është se do vije lumi”…
 
“Sa kam dëgjuar ëshë rënuar ura kryesore e fshatit matrialet e shini këtoj janë të përhershme po thuajse në këtë fhsat gati për gjashtë dekata . Si banorë të këtij lokalitet kërkojm nga instutcionet të delë në ndimë të rregullohet rruga problemi është i kahmotshëm i shtarati të lumit me që ky fshat është në rrezik të përhershëm”, shprehen banorët. 
 
Përndryshe shiu i sotëm ka friksuar edhe banorët e Shipkovicës por për fat të mirë sipas kryetarit të bashkësis lokale të këtij fhsati vërshim nuk ka pasur.
 
VISAR SADIKI