Botë
Kinë: tetë persona e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit në një fabrikë kimike
05.06.2017 20:44
Tetë persona e kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të zjarrit në një fabrikë kimike në provincën lindore kineze Shandun...

Mediat kineze lajmëruan se aksidenti është shkaktuar nga shpërthimi i rezervuarit me gaz të lëngshëm në zonën për ngarkim dhe shkarkim në fabrikën "Lini Zinju Petrokimikal" sot rreth mesditës, sipas kohës lokale.
Si rezultat i shpërthimit është zjarri që ka përfshirë disa rezervuare me lëndë djegëse.
Pronari i fabrikës është arrestuar, ndërsa personat e lënduar janë hospitalizuar. Autoritetet kineze theksuan se janë lënduar nëntë persona.
Zjarri në fabrikë është shuar./mia
