Botë

Lituania ka filluar ndërtim të rrethojës më kufirin me Rusinë

05.06.2017 21:17

Lituania sot ka filluar të ndërtojë rrethojë në kufirin me enklavën ruse Kaliningrad në përpjekje që të parandalojë kontrabandim...

Lituania sot ka filluar të ndërtojë rrethojë në kufirin me enklavën ruse Kaliningrad në përpjekje që të parandalojë kontrabandim dhe migracion ilegal, si dhe t'i përforcojë kufijtë e jashtëm të BE-së.
 
Në ceremoninë me rastin e fillimit të ndërtimit të pjesës së parë të rrethojës 130-kilometërshe metalike në fshatin Raminiskiu mori pjesë edhe ministri lituanez i Punëve të Brendshme, Elmutis Misiunas.
 
Projekti përfshin sisteme elektronike për mbikëqyrje dhe drone, ndërsa është parashikuar që shpenzimet e përgjithshme të arrijnë 3,6 milionë euro, ndërsa ndërtimi i rrethojës të përfundojë deri në fund të vitit.
 
Siç është theksuar, rrethoja me lartësi prej dy metrave do të shtrihet nëpër dy rajone lituanike deri te lumi Njemen, e cila paraqet kufi natyror mes Lituanisë dhe Kaliningradit./mia