Maqedoni
Paradite mot me diell, pasdite jostabil me shi dhe bubullima
06.06.2017 09:03
Moti nesër në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare...

Moti nesër në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare, pasdite vende-vende jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima posaçërisht në pjesët perëndimore dhe veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 18, ndërsa e ditës prej 25 deri 32 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 16, ndërsa e ditës do të arrijë deri 30 gradë.
Deri të enjten do të përqendrohet mot jostabil, rreth mesditës dhe pasdite me dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima me intensitet të ndryshueshëm. Të enjten do të fryejë erë e përforcuar veriore dhe prej gjysmës së dytë të ditës do të fillojë stabilizimi gradual i gjendjes së motit, pas çka pason periudha e motit stabil dhe të ngrohtë me rritje të temperaturave./Mia
