Botë

SHBA, dokumentat e NSA-së konfirmojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhje

06.06.2017 10:33

Elementë të rinj në posedim të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara tregojnë se hakerat...

Elementë të rinj në posedim të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara tregojnë se hakerat rusë kanë sulmuar të paktën një nga furnizuesit e software-ve për zgjedhjet presidenciale, përpara mbajtjes së tyre vjeshtën e kaluar.
 
Dokumentat e klasifikuara janë publikuar nga faqja Intercept dhe tregojnë se aksioni i hakerave rusë ka penetruar në sistemin elektoral amerikan më shumë nga sa mendohej deri tani. 
 
Sidoqoftë, nga të njëjtat dokumenta nuk rezulton që ndërhyrja të ketë pasur një efekt tek rezultati i votimeve. 
 
Mediat amerikane kanë raportuar më tej se Departamenti i Drejtësisë ka inkriminuar një grua 25-vjeçare, funksionare e qeverisë federale dhe me akses në dokumente sekrete, me akuzën se i ka kaluar të dhëna të klasifikuara portalit të lajmeve Intercept. 
 
Ajo është punonjësja e NSA-së, Reality Leigh Winner, e cila dyshohet se e ka marrë materialin e klasifikuar nga një ndertesë qeveritare në Xhorxhia dhe është arrestuar më 3 qershor./Top Channel