Maqedoni

Mblidhet Komiteti për Menaxhim me Kriza, diskutohet për situatën në Tetovë

06.06.2017 12:49

Pas vërshimeve në Poroj, mbrëmë është mbledhur Komiteti për Menaxhim me Kriza ku është diskutuar për masat që duhet ndërmarrë për tejkalimin e kësaj gjendje...

Seanca është udhëhequr nga ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, ndërkaq është vendosur që Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me komunën e Tetovës dhe Shtabin Rajonal për Menaxhim me Kriza, të ndërmarrin masa të menjëhershme për sanimin dhe pastrimin e terrenit të përfshirë nga përmbytjet.

Në këtë aksion kërkohet përfshirja edhe e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Gjithashtu, komuna e Tetovës duhet që të kërkojë ndihmë nga komunat afër që të vihet në shërbim mekanizmi për pastrimin e terrenit të përfshirë nga përmbytjet për të normalizuar situatën.