Maqedoni

“Shkupi 2014” - cilësi e dyshimtë e ndërtimeve, pllakat në qendër nuk e mbajtën dot kamionin

06.06.2017 13:11

Cilësia e ndërtimeve në projektin “Shkupi 2014” vazhdon të nxisë debate, dhe jo pa arsye....

Ka shumë defekte që po dalin në pah me kalimin e viteve të para pas ndërtimit. Një incident ndodhi sot në sheshin Maqedonia, kur një kamion shtypi me peshën e tij pllakat në fontanën e shtrirë, duke ngecur edhe vetë në gropën e hapur.

Është bërë dëm edhe në shesh edhe ne vetë fontanën. Nga buxheti i qytetit të Shkupit për këtë projekt janë ndarë 2.5 milionë euro. Se sa është dëmi aktual që ju bë sot sheshit ende duhet të përllogaritet.