Tenis

Deari dhe Jotovski në çerekfinale

30.05.2014 20:22

Shëndrit Deari dhe Tomsillav Jotovski janë plasuar në çerekfinale të turneut “Future”...

Shëndrit Deari dhe Tomsillav Jotovski janë plasuar në çerekfinale të turneut “Future”, i cili po mbahet në Sharm el Sheik të Egjiptit.

Të enjten në mbrëmje, dyshja nga Maqedonia ka mposhtur bartësit e dytë të turneut, Mohamet Safat nga Egjipti dhe Mark Vervot nga Holanda edhe atë bindshëm me rezultatin 2-0 në sete, 6-2 dhe 6-0.

 

“Vet fakti se përball nesh kishim bartësit e dytë të këtij turneu në dyshe, na motivoi shumë. Arritëm që me një lojë të shkëlqyer, pothuajse pa asnjë gabim, të dominojmë dhe me plot meritë të fitojmë këtë përballje. Natyrisht se jemi të lumtur dhe shpresojmë të përsërisim këtë ndeshje edhe në përballjen tonë të ardhshme”, deklaroi nga Egjipti, Shëndrit Deari.

Ndryshe, në çerekfinale dyshja Deari/Jotovski janë përballur të enjten në mbrëmje kundër dyshes nga Serbia, Rakiç/Tepavac. 

SAMI ADEMI