Maqedoni

Zbatimi i reformave, ministri Dimitrov priti euroambasadorin Zhbogar

06.06.2017 14:26

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka realizuar takim pune me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, Samuel Zhbogar....

Nga MPJ-ja bëjnë të ditur se ministri Dimitrov ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë për zbatim të plotë të reformave kyçe që do të ndihmojnë hapjen sa më të shpejtë të rrugës drejt udhëzimit të pakushtëzuar për të filluar bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e përbashkët për një veprim dinamik të përbashkët në drejtim të realizimit të këtij qëllimi.