Ndërhyrja ruse në Maqedoni, Moska mohon akuzat, fajëson ShBA-të dhe “Sorosin”
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj shkrimeve të gazetës britanike “The Guardian”...

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj shkrimeve të gazetës britanike “The Guardian”, ku thuhet se Rusia është angazhuar dhjetë vite për të ndërhyrë në Maqedoni, për ta penguar në anëtarësimin drejt strukturave euroatlantike.
Sipas tyre, raporti është një tentim i pamatur për të hedhur diku tjetër përgjegjësinë për krizën e thellë në Maqedoni.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, akuzat e pabaza kanë qëllim të shpërndajnë gënjeshtra për financim të mediave në Maqedoni, akuza që, sipas Moskës, vijnë nga organizata që mbështeten nga struktura shtetërore amerikane dhe shoqata dhe media të financuara nga George Soros.
Sipas dokumenteve që i referohej "The Guardian", spiunët dhe diplomatët rusë thuajse një dekadë kanë punuar për rritjen e ndikimit në vendet e ish-shteteve të Jugosllavisë për të parandaluar anëtarësimin e tyre në NATO dhe t’i mbajtur më larg nga ndikimi i Perëndimit.
“Agjentët rusë kanë punuar edhe në regrutimin e ish-përfaqësuesve të armatës dhe përfaqësuesit aktualë edhe të një ministri për Punë të Brendshme që të krijohet masë kritike nga personat e përgatitur për luftë, të cilët në një rast të rëndësishëm politik ose situatë do të shfrytëzoheshin për t’i arritur interesat ruse”,- shkruante më tej gazeta prestigjioze.
