Maqedoni

Menduh Thaçi takoi ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar

06.06.2017 16:41

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaci, ka pritur sot në selinë në Tetovë, euroambasadorin Samuel Zhbogar...

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaci, ka pritur sot në selinë në Tetovë, euroambasadorin Samuel Zhbogar, me të cilin kanë diskutuar situatën aktuale politike dhe reformat që vendi duhet ti zbatojë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.
 
Thaçi theksoi me këtë rast se rrugëdalja e vetme në zgjidhjen e këtyre çështjeve është te vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar. PDSH do të jetë opozitë konstruktive dhe do të përkrah çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reformat e mirëfillta, si dhe me de-bllokimin e proceseve integruese, ka potencuar kreu i PDSH-së, duke porositur qeverinë e re që t’i qaset me seriozitet premtimeve të dhëna për  reforma sistemore dhe proceset integruese.
 
Bashkëbiseduesit ranë dakord se vazhdimi i dialogu politik është me rëndësi të veçantë, veçanërisht për vendet aspirantë dhe se do të ndikonte në adresimin e drejtë të temave që kanë të bëjnë me reformat e mirëfillta, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të ndihmojnë lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit në NATO dhe BE, thuhet në njoftimin e pres qendrës së PDSH-së.