Futboll

Zyrtare: Rudi Garcia rinovon edhe për katër vite me Romën

30.05.2014 20:29

Tashmë nuk ka më dyshime, tekniku francez i Romës, Rudi Garcia ka rinovuar zyrtarisht kontratën...

Tashmë nuk ka më dyshime, tekniku francez i Romës, Rudi Garcia ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin “verdhekuq” deri në vitin 2018. Pas fjalëve se Rudi Garcia mund të largohej ka qenë vetë trajneri i cili ka zgjedhur të jetë pjesë e kryeqytetasve deri në vitin 2018.
 
“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të drejtoj këtë ekip edhe për shumë vite të tjera. E kam ditur me kohë që ky vendim ishte i duhuri për mua. Kam arritur akordin me drejtuesit për të bashkëpunuar, dhe ndjehem i vlerësuar që ata kanë besim tek unë. Tashmë duhet të fillojmë nga puna menjëherë. Viti që kaloi ishte një vit pozitiv për ne. Sezonin e ardhshëm do të përpiqemi të synojmë ndonjë trofe. Kemi nevojë për disa përforcime dhe ky ekip mund të ketë vazhdimësi dhe rezultate si në kampionat, ashtu edhe në Champions League” -deklaroi Garcia