Maqedoni

Qeveria mban mbledhjen e dytë, nis procedura për shkarkimin e Zvërlevskit

06.06.2017 17:52

Qeveria në seancën e saj të dytë të mbajtur sot ka nisur procedurën për shkarkimin e kryeprokurorit, Marko Zvërlevski...

Qeveria në seancën e saj të dytë të mbajtur sot ka nisur procedurën për shkarkimin e kryeprokurorit, Marko Zvërlevski, bazuar në punën joprofesionale dhe joligjore të tij.

Propozimi është dërguar edhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë e më pas, pas mendimit të këtij këshilli, do të dorëzohet edhe në Kuvend.

Nëse procedura e shkarkimit merr votat e deputetëve, Kuvendi me propozim të Qeverisë shpall konkurs për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri dhe që nga publikimi i konkursit në Gazetën Zyrtare, fillojnë e rrjedhin afatet ligjore dhe procedurat që i shoqërojnë të njëjtat.

Marko Zvërlevski u zgjodh prokuror në Prokurorinë Publike Themelore,  në vitin 2013. Mandati i tij përfundon pas dy vitesh.