Futboll
UEFA mbyll dy tribuna të Bernabeut
30.05.2014 20:32
Në ndeshjen e ardhshme që Reali do të luajë në Ligën e Kampionëve si vendas...
Në ndeshjen e ardhshme që Reali do të luajë në Ligën e Kampionëve si vendas, 2 tribuna të stadiumit “Santiago Bernabeu”, do të jenë të mbyllura.
UEFA e ka marrë këtë vendim ndëshkues për Realin pasi ka zbuluar disa raste racizmi në ndeshjen Real – Bajern Mynih. Ndeshja ishte e vlefshme për gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve dhe mesa duket tifozat madrilenë kanë shkelur rregullat e UEFA-s.
Gjithashtu gjatë ndeshjes Reali do të jetë i detyruar që në tribunat e mbyllura të vendosë banderola me shprehjen “Thuaj jo racizmit” për të goditur veprimet e gabuara të fansave të tyre.