Botë
Lavrov: Perëndimi i obsesionuar me idenë të mbizotërojë me Ballkanin
06.06.2017 22:04
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov vlerëson se SHBA-ja dhe disa vende të tjera perëndimore...

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov vlerëson se SHBA-ja dhe disa vende të tjera perëndimore janë të obsesionuar me idenë edhe një herë ta mbizotërojnë Ballkanin.
"BE-ja i ka disa plane në këtë pikëpamje. Proceset negociuese janë në vijim, ndërsa këtu janë përfshirë Kosova, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi", theksoi Lavrov.
Ai shton se Rusia nuk ka asgjë kundër këtyre vendeve për t'u bërë pjesë e integrimit evropian ekonomik.
"Kjo është e natyrshme pasi që pozita gjeografike parasheh mekanizma të përbashkëta, hapësirë dhe treg të përbashkët, por shpresojmë se në të ardhmen kjo hapësirë ekonomike do ta kërkojë edhe pjesën tjetër të Euroazisë", theksoi shefi i diplomacisë ruse./mia
