Botë

Turqi, arrestohet kryetari i “Amnesty International”

07.06.2017 10:28

Policia turke ka arrestuar kryetarin e Organizatës “Amnesty International” në Turqi për lidhje të dyshuara me klerikun, Fethullah Gylen...

Taner Kiliç dhe 22 avokatë të tjerë janë arrestuar në provincën e Izmirit. Të gjithë janë të dyshuar se kanë bashkëpunuar me organizatën e Gylenit. Sekretari i përgjithshëm i “Amnesty International” ka dënuar këtë veprim të autoriteteve turke.
 
“Taner Kiliç ka një përvojë të gjatë për të mbrojtur pikërisht liritë që autoritetet turke tani kanë për qëllim të shkelin”,- është shprehur Salil Shetty.
 
Nga ana tjetër, autoritetet turke e kanë konsideruar të nevojshëm arrestimin e tij në lidhje me hetimet për grushtin e dështuar të shtetit për të cilin presidenti Erdogan e fajëson Gylenin.