MAQEDONI

Carles Pyol mer një post teknik, do të jetë ndihmësi i Zubizaretës te Barcelona

30.05.2014 20:35

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, pasi ka “varur këpucët në gozhdë” në përfundimin e këtij sezoni...

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, pasi ka “varur këpucët në gozhdë” në përfundimin e këtij sezoni, tashmë po shikon mundësinë për të marrë një rol të ri në “Camp Nou” për sezonin e ardhshëm. Klubi katalanas, njofton se Pyolit mund t’i ofrohet një rol drejtuesi në menazhimin e ekipit.
 
Ish-mbrojtësi i Spanjës, tashmë 36 vjeç, po mendonte një lëvizje drejt një klubi më të vogël për të zgjatur ditët e tij në futbollin e luajtur, por në vend të kësaj ka zgjedhur të marrë një post të ri te Barça, pranë Drejtorit Sportiv. Ai do të jetë zëvendesi i Zubizaretës, ose thënë ndryshe krahu i djathtë i tij.
 
“Unë kam dhënë maksimumin gjithmonë në fushë dhe të njëjtën gjë do të bëj edhe tani. Mbasi të pushoj pak do t’i futem seriozisht punës së re. Jam shumë I lumtur për këtë mundësi që klubi po më jep,.”- tha Pyjol.