Maqedoni
Një pjesë e Kërçovës pa ujë për pirje
07.06.2017 13:18
Që nga orët e hershme të mëngjesit një pjesë e rajonit të qytetit të Kërçovës është pa ujë për pirje...

Siç informon NP "Higjiena komunale" shfrytëzuesit të cilët jetojnë në rrugët "11 Shtatori", "Ibe Palikuqja", "Mehmet Mehmedi", "Mevlana" (Dushan Joveski), "Engelsova" dhe "Jordan Piperka", kanë ndërprerje të furnizimit me ujë për pirje e cila do të zgjasë deri në orën 14.00.
Prej atje shtojnë se arsyeja për ndërprerjen në furnizimin me ujë është korrigjimi i rrjetit të ujësjellësit dhe zëvendësimi i gypave të vjetra me ato të reja të ujit.
Ndërmarrja publike apelon që qytetarët të kenë mirëkuptim për ndërprerjen në furnizimin me ujë./Mia
