Futboll

Shqipëria nesër do të përballet me Rumaninë

30.05.2014 21:08

Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi ka menduar që të mos “lodhet” shumë me eksperimente...

Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi ka menduar që të mos “lodhet” shumë me eksperimente gjatë seancave stërvitore për të pasur një ide në lidhje me formacionin që do hedhë në fushë nga minuta e parë në përballjen ndaj Rumanisë, ditën e nesërme në orën 19:00.
 
Sa i përket portës, aty do luajë Etrit Berisha, ndërsa para tij do jenë Lila, Cana, Curri ose Aliti dhe Agolli. Në mesfushë Abrashi do luajë përkrah Kaçes dhe Vilës, natyrisht, ndërsa në linjën e sulmit kryegoleadori i Zvicrës, Shkëlzen Gashi dhe Valdet Rama do të ndihmojnë “pykën” e vetme, Hamdi Salihin.
 
Pas përfundimit të takimit me Rumaninë, më 1 qershor ekipi udhëton për në Hungari, ku do të ndeshet me kombëtaren vendëse më 4 qershor në stadiumin “Ferenc Pushkash” në orën 20:30.