Maqedoni

Sindikata e pavarur e policisë kërkon reforma për policët dhe administratorët në burgje

07.06.2017 15:31

Sindikata e pavarur e policisë kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe autoritetet e burgjeve, reforma urgjente për policët dhe administratën e burgjeve....

Sindikata e pavarur e policisë kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe autoritetet  e burgjeve, reforma urgjente për policët dhe administratën e burgjeve, në mënyrë që edhe ata të jenë të barabartë me punonjësit e tjerë të MPB-së. Sipas Sindikatës, pjesëtarët e policisë së burgjeve janë vendosur në pozitë më pak të privilegjuar krahasuar me të punësuarit e tjerë në MPB.
 
“Në pjesë të ndryshimeve ligjore shkelen principet e barazisë dhe është krijuar pasiguri juridike, ndërsa shkelet edhe parimi i sundimit të së drejtës. Gjithashtu do të insistojmë që policët dhe administratorët e burgjeve të marrin shtesë për kushte të veçanta për punë dhe për personat të autorizuar zyrtarë, më pas t’u mundësohet pensioni me 40 vjet përvojë pune”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së Policëve, Goce Dolçev - Tonev.
 
Sindikata e pavarur e policisë gjithashtu nga Ministria e Drejtësisë kërkon zbatimin e plotë të ratifikimit të Konventës për marrëdhënie pune në shërbimin publik, që është miratuar në Konferencën e përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Punës që nga viti 1978 në burgjet e Maqedonisë.
 
REJHANE BUSHI-METAJ