Basketboll

Kampioni i boksit Nuri Seferi: Dua të bëj një ndeshje në Shqipëri

30.05.2014 21:10

Kampioni i Evropës në boks, shqiptari Nuri Seferi, dëshiron që të zhvillojë një ndeshje boksi...

Kampioni i Evropës në boks, shqiptari Nuri Seferi, dëshiron që të zhvillojë një ndeshje boksi edhe në Shqipëri e për këtë arsye ka kërkuar mbështetjen e autoriteteve shqiptare.
 
Dëshirën e tij Seferi e shprehur sot gjatë pritjes që iu bë në një takim të veçantë,  nga Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e uroi boksierin shqiptar – Kampion Europe për titullin WBO, për suksesin e arritur në rifitimin e titullit që e kishte fituar edhe në vitet 2010 dhe 2012.
 
Meta i premtoi atij, mbështetje më të madhe nga ana mazhorancës për sportin dhe mbështetjen e Qeverisë dhe të institucioneve shqiptare për realizimin e këtij eventi sportiv.