Maqedoni

Zgjatja e pushimit të lindjes, Komisioni refuzon iniciativën qytetare

07.06.2017 19:24

Komisioni Juridik Ligjvënës refuzoi iniciativën qytetare për vazhdimin e pushimit të lindjes nga 9 deri në 12 muaj...

Komisioni Juridik Ligjvënës refuzoi iniciativën qytetare për vazhdimin e pushimit të lindjes nga 9 deri në 12 muaj për nënat që do  lindin një fëmijë, dhe nga 9 në 18 muaj për nënat që do lindin binjakë apo trinjakë, me arsyetimin se i njëjti ka gabime tekniko-juridike.

Kryetari i Komisionit, Petre Shilegov, thotë se kërkohen ndryshime në një ligj inekzistent.

VMRO-DPMNE garanton mbështetje për ligjin, vetëm pasi i njëjti të pësojë ndryshime.

Edhe BDI kërkon marrëveshje dhe votim pas përmirësimit të propozimit.

Deputetja integriste, Mirsada Asani, luti kolegët të përqendrohen në esencën e iniciativës e jo në gjëra pa vlerë. Për Lëvizjen “Besa”, çdo iniciativë, sado qëllimmirë, duhet të plotësojë aspektet juridike.

Pas përmirësimit të këtyre aspekteve, iniciativa pritet edhe një herë të rikthehet në kuvend.