Maqedoni
Qeveria e re, jep dorëheqje Vanço Shehtanski
07.06.2017 19:48
Vanço Shehtanski - ushtrues detyre drejtor në Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, - ka dhënë dorëheqje...

Vanço Shehtanski - ushtrues detyre drejtor në Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, - ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti që ushtron.
Në arsyetimin e dorëheqjes, të dërguar deri tek kryeministri, Zoran Zaev, Shehtanski thotë “duke parë parasysh faktin se kam qenë i emëruar nga përbërja e kaluar, ai nuk mund të sjell vendime kur ka qeveri të re dhe zgjidhje të reja kadrovike të cilat logjikisht duhet të sjellin vendime dhe të udhëheqin këtë institucion në të ardhmen”.
Shehtanski njihet për qëndrimet të ashpra kundër ndryshimeve të emrave në shkollat fillore dhe të mesme shqiptare në Shkup.
